AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Këngëtari i njohur parkon “BMW-në” në mes të rrugës, qytetari: S’po e marrim vesh, është këngëtar apo gangster?

Parkimi në Tiranë vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha për të gjithë ata që kanë automjete në kryeqytet. Të gjithë përpiqen të gjejnë ato pak vende të mira parkimi, ku policia e Bashkisë nuk të vendosë gjobë.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë këtë problem, duke filluar nga “të fortët” me makina të shtrenjta e deri tek ata që emri i njihet nga të gjithë. I tillë është edhe rasti i këngëtarit të njohur Redon Makashit.

Sipas një denoncimi të një qytetari në redaksinë e “JOQ” këngëtari i njohur ka parkuar “ku i ka dashur qejfi” duke bllokuar edhe rrugën. Qytetari tregon se makina është parkuar në një rrugë kalimi për të gjithë lagjen në rrugën “Zef Jubani” dhe prej ditësh automjeti nuk ka lëvizur, madje ka vendosur edhe një makinë tjetër BMW X5.

Ai shprehet se makina vazhdon të jetë ende aty dhe askush nuk ka vepruar, pavarësisht ankesave.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ ! Kjo mak qe ka bllokuar rrugen ne lagjen e tiranes re ne Tirane nuk eshte mak e ndonje te “forti” por e Redon Makashit. Na ka zene halli se spo kalojm dot. Perdite ketu e ke. Nuk e hap rrugen dhe spo e morim vesh eshte kengetar apo gansterr.Tani ketu eshte akoma. Tani ka len dhe mak tjeter x5 qe ka. Se ka nja 3 mak ai. Eshte rruge kalimi.Rruga Zef Jubani.”

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *