Pas dy projekteve të suksesshme, këngëtari legjendar, Jon Bon Jovi, ka vazhduar me misionin e tij humanitar dhe së shpejti do ta hapë edhe restorantin e tretë, në të cilin njerëzit e varfër do të mund të ushqehen pa pagesë.
‘Soul Kitchen’ është emri i organizatës jofitimprurëse, me të cilën udhëheq Fondacioni JBJ i frontmenit të grupit “Bon Jovi” e që emërohet sipas inicialeve të emrit të tij.
Në ‘Soul Kitchen’ pjatat nuk kanë çmim, ndërsa ata që duan mund t’i lënë 20 dollarë donacion për punën e kuzhinës. Ata që nuk kanë para, siç janë të pastrehët, janë të mirëseardhur të ushqehen në restorant dhe të ndihmojnë si vullnetarë në kuzhinë.
“Misioni jonë ka qenë gjithmonë që të ndikojmë në ndryshimet pozitive dhe t’i zgjidhim çështjet e urisë dhe të pastrehëve”, ka thënë në të kaluarën këngëtari.
”The Way To Feel Good Is To Do Good….Find Your Good and Do It” — Jon Bon Jovi @jonbonjovi #SundayThoughts #JBJSoulKitchen #Homeless https://t.co/ER9RB225EF pic.twitter.com/LjeP5Aellv
— Tiffani Bova (@Tiffani_Bova) November 24, 2019