Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Këngëtari i njohur flet për jetën private, prezanton për herë të parë dy djemtë në ekran

Ervin Bushati, këngëtari nga Shkodra, do të spikaste me nje stil të veçantë në grupin “Mister” duke u berë pjesë e  festivaleve të ndryshme.  Më pas do të vijonte karrierën e tij muzikore solo, me shumë shumë këngë dhe bashkëpunime.

Bushati i ka të rralla daljet në media, por sot ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan së bashku me dy djemtë e tij Ateon, 12 vjeç dhe Bjornin, 9 vjeç.

Gjatë emisionit këngëtari foli për jetën private për të cilën dimë shumë pak. Ai tha se është njohur me bashkëshorten e tij vite më parë në një event, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe kanë 13 vite të martuar.

“Unë jam i martuar prej 13 vitesh. Gruaja ime ka mabruar mësuesi dhe punon për një kompani të huaj, nuk e ushtron profesionin. Jemi njohur rastësisht vite më parë në një aktivitet kulturor kur unë isha 21 vjeç dhe ajo 17 vjeç. Aty nisi çdo gjë, ne u bashkuam dhe nuk u ndamë më”, tha Bushati.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *