20:20 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, artistja e demaskon publikisht

09:21 | 20/12/2020
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, artistja e demaskon publikisht

Ronela Hajati ka shumë muaj pa nxjerrë asnjë projekt muzikor dhe e gjithë kjo për shkak të pandemisë. Megjithatë ajo numëron një sërë hitesh, të cilat duket se kanë frymëzuar edhe këngëtarë të huaj.

Së fundmi Ronela ka zbuluar se një këngëtar nga Puerto Rico, i njohur si Tito El Bambino, i ka vjedhur një nga këngët e saj më të njohura, “Pa Dashni”. Projekti muzikor i këngëtarit të huaj titullohet “Ok” dhe vija melodike nga fillimi deri në fund të këngës është identike me atë të Hajatit.

Të parët që e kanë vënë re kanë qenë fansat e Ronelës, të cilët kanë nisur të komentojnë në profilin e Tito El Bambino për t’i treguar se në fakt origjinali i përket artistes shqiptare.

Më pas edhe vetë Ronela e ka publikuar në profilin e saj në Instagram këngën e Tito El Bambino dhe ka shkruar: “Ishe ma mirë se çokollata, apo jo?”.

Nga ana tjetër Ronela ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një album, i cili do të jetë i pari për të pas kaq vitesh karrierë. Këngëtarja ka treguar se këngët e albumit do të jenë shumë ndryshe nga njëra-tjetra dhe se secila do të përfaqësojë një gjendje shpirtërore. Ajo është shprehur se albumi do të jetë vizual e kështu shpreson që çdo këngë ta realizojë me video.

“Po! Po bëj një album! Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë! 2021 shpresoj të na rikthej çfarë na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën! Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni…Çdo këngë do të jetë ndryshe dhe secila do të përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë përditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës! Albumi do të jetë vizual ndaj me shpresë të gjitha këngët do të jenë me video! Duhet thjesht të prisni edhe pak kohë derisa të gjitha gjërat t’i finalizoj siç duhen! Në mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë! Kam shumë surpriza këtë vit! Dhe është një premtim!”, shkruan Ronela.

Siç duhet këto kohët e pauzës në muzikë ja kanë vlejtur dhe ne mezi po presim të njihemi me gjithë këngët e albumit të saj të parë.

Pas

Prej disa ditësh në betejë me sëmundjen, regjisori i njohur shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi

Para

“Kisha përshtypjen se po hyja në arkivol”, Janullatosi rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid: Kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por…

Para
“Kisha përshtypjen se po hyja në arkivol”, Janullatosi rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid: Kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por…

“Kisha përshtypjen se po hyja në arkivol”, Janullatosi rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid: Kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

Rama publikon pamjet: Te Fresku rikthehet ajri për komunitetin

Lufta në Azi! Tajlanda: Kamboxhia ka vrarë 12 persona!

Klauzolë për skuadra speciale, Sesko ikën nga Leipzig me një shifër më të ulët

Giorgia Meloni në kopertinën e revistës TIME: Nuk jam raciste, as homofobe, po mbrojmë qytetërimin tonë nga një globalizëm që nuk funksionoi

Ndërron jetë legjenda e WWE, Hulk Hogan

Zjarr në pikën doganore të Goricës, pezullohet kalimi i mjeteve

Trump mohon se është përpjekur të shkatërrojë perandorinë e biznesit të Elon Musk

Hera e dytë në histori vjen po me përmbysje, Dinamo gjen fitoren europiane jashtë fushe pas…

SHBA konsideron mundësinë për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.