Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Fax News” tha se se Rama, Tahiri dhe Xhafaj mundësuan rënien e të gjithë institucioneve të drejtësisë dhe tani vendi nuk ka as prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas Alibeajt, Arta Marku si një “dordolec” i Ramës shërbeu për të rrëmbyr edhe këtë institucion.
Aliabeaj tha në ‘Fax News’ se tani nuk kemi shtet pasi mungon sistemi i drejtësisë. Sipas tij është koha për zgjidhje politike për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje katastrofike.
“Një orë e më parë kuadri ligor do duhet të kthehet në shinat e kushtetutës. Nës situatat ku s’ke Gjykatë Kushntetues, të Lartë, Prokurori, tani s’kemi as Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mjeti i parë është institucional,1 orë e më parë ndryshime ligjore të shpëjta. Të ketë një ndërhyrje të fortë për të përmirësuar situatën, me ndryshime ligjore efikase për zgjidhje ligjore që përcaktojnë rregulla të shpejta dhe efikase për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, dhe duke vendosur këto rregulla kalohet jo pa kosta kjo periudhë vakumit pa shtet. Kjo është rruga institucionale. Rruga e parë është kjo, kur një klasë polike bie në një situatë të tillë kjo është një dramë e madhe e të gjithë sistemit shtetëror. Situata kërkon një zgjidhje të natyrës politike”, tha Alibeaj.
Por nëse hapat institucionale nuk merren parasysh, atëherë ekziston ekstremi tjetër. Megjithëse sipas Alibeajt kjo do të dëmtontë imazhin e Shqipërisë.
“Dëmtohet imazhi i shtetit, funksionimi i institucioneve të vendit, por mbi të gjitha shqiptarët. Sot jetën nuk e ke të sigurtë, pasuria të grabitet, nuk ke ku të ankohesh. Shteti ka rënë dhe ka një shkaktar që është Edi Rama, atëherë mënyra e vetme që kanë shqiptarët është që të krehin Edi Ramën nga posti që ka uzurpuar. Kaq ed thjeshtë është. Për sa kohë që ka rrëzuar të gjitha mjetet që publikua ta kontrollojë, publiku kontrollon përmes zgjedhjeve, zgjedhjet i vjedh me para e terror, me banda. Elementi I dytë është kontrolli përmes sistemit të drejtësisë, por me Arta Markun e Donika Prelën mos prtetendoni askush që mund të veprojnë , janë të gjithë dordolecë në dorën e tij. E rruga tjetër është për rrëzim me çdo mjet”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj tha se ky popull e ka një eksperiencë të tillë në 90-n dhe kjo histori sipas tij duhet të përsëritet.
“Ne sot themi që sundohemi nga bandat, më e madhja është në qeveri, edhe një tjetër është në parlament që votoi ligjin për teatrin për një banda tjetër. Por sikur të gjithë këta të bëhen bashkë nuk mund të përballin furinë e një populli se ka të drejtë morale. Një popull që ngrihet për të kërkuar të drejtën e vet, të gjithë këta lepujt duke filluar nga Edi Rama, ia mbathin. Në 90-n e ka një provë se të paktën rrëzoi diktaturën më të egër. Kjo histori duhet të përsëritet edhe njëherë. Është një nga këto akte që ndodhta ika nevojë demokracia.”, u shpreh ai.
I pyetur nëse kjo mund të ndodhë me përplasje fizike Alibeaj e pohoi se edhe kjo mund të ishte mënyra “Edhe me përplasje fizike’, tha ai.
Intervista e plotë
(B.H/Faxweb)