Duke folur në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme, Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico njoftoi se numri mesatar i rasteve rë reja ka pësuar rënie së bashku me numrin e vdekjeve.
Por Fico deklaroi gjithashtu se numri i bashkive të vogla të prekura nga virusi Covid-19 është zgjeruar nga 32 në 38.
Për sa i përket raportit meshkuj-femra, drejtoresha e ISHP-së u shpreh se mbetet i pandryshuar 48% me 52%, ku meshkujt kanë përqindje më të lartë për sa i përket vdekshmërisë, ndërsa femrat kanë përqindje më të lartë për sa i përket infektimit.
“Vëmë re rritje të numrit të bashkive të vogla nga numri 32 në numrin 38. Raporti meshkuj femra 48-52, me prekje më shumë te femrat dhe humbje jete më shumë te meshkujt. Kemi një ulje të numrit të vdekjeve këtë javë. Kjo javë përcjell edhe një punë të jashtëzakonshme të vaksinimit. Kemi punuar me te gjitha fashat 80+/ Shpërdnarja e vaksinave bëhet me të gjitha kushtet. Natyrisht është momenti për të kërkuar edhe njëherë ndihmën e qytetarëve, të respektojnë masat. Zbatimi i masave është një gjë e domosdosshme për të qenë të suksesshmë për të fituar me Covid”, tha Fico.
(E.H/Faxweb.al)