Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kemi tragjedi të institucioneve, ka demonstrim dhe zemërim”, paralajmëron Gjekmarkaj: Do kemi protesta ndër më të fortat që ka njohur historia

Kandidati fitues i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se opozita po përgatit një dosje ku sipas tij do të faktohen “krimet zgjedhore”.

Deputeti i sapozgjedhur tha në Top News, se nëse dosja nuk merret parasysh, opozita do realizojë protestat më të forta që ka njohur historia.

“Në Shqipëri do ketë demonstrim dhe zemërim për të mbrojtur votën. Padyshim do ketë protesta. Ndër më të fortat që ka njohur historia.”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Breaking”.

Gjekmarkaj foli edhe për nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit, duke e quajtur një turp më shumë. Gjithsesi, tha Gjekmarkaj, kjo qeveri ka një samar të fortë për të mbajtur turpe në shpinë.

“Ne jemi në krizë totale këtu. Këtu kemi tragjedi të institucioneve nga pikëpamja formale. Shkarkimi i Metës do të ishte një turp më shumë. Kjo qeveri ka një samar të fortë për të mbajtur turpe në shpinë. Opozita është viktima e këtij procesi. Ramës i intereson të flitet për diçka që nuk ekziston, prandaj merret me Metën. Nuk merret me botën e krimit dhe blerjen e votave. E gjithë kjo bëhet në kurriz të PD.”, tha Gjekmarkaj.

Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta?

Ka aspektin qesharak. Të bësh presidente Manastirliun, Etilda Gjonin apo Spiropalin. E dyta është rënia e institucioneve në duart e një personi.Projekti i opozitës dhe sfida e PD është sesi të rikthehen zgjedhjet e lira në këtë vend.Që vota të mos blihet, që të fortët të mos ndikojnë.

Ju dhe Mark Marku keni  këshilluar Bashën për protesta dhe për të mos njohur zgjedhjet?

Ne kemi transmetuar atë që na kanë thënë qytetarët. Për momentin po hartojmë një dosje, kur te jetë para syve të gjithkujt, edhe në Shqipëri do ketë demonstrim dhe zemërim për të mbrojtur votën.

Do kemi protesta?

Padyshim. Ndër më të fortat që ka njohur historia.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.