Lefter Maliqi i cili nuk arriti të sigurojë mandatin e deputetit nën siglën e LSI për qarkun e Beratit, ka dhënë një deklaratë për mediat sot në dyert e parlamentit.
Maliqi tha se kishin prova të mjaftueshme që tregojnë se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar dhe se opozita nuk duhet të pranojë këtë rezultat.
Sipas tij ky është një krim dhe një manipulim votah dhe nëse opozita e njeh këtë rezultat është njësoj sikur të pranojnë ndërhyrjen e Erdogan ose Putin.
Ai bër ithirrje ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha që të mos njohin zgjedhjet dhe të organizojë protesta popullore për të kundërshtuar këtë rezultat.
“Kemi prova të mjaftueshme, 83 mijë fletë votimi që kanë dalë të pavlefshme duke vendosur kryqe qëllimisht.
Këto nuk janë zgjedhje, ky është një krim, këto janë blerje, këtu është mafie. I bëj thirrje Lulzim Bashës të ngrejë popullin, të mos njohin zgjedhjet dhe të të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Këto lekë që morën shqiptarët ti gëzojnë se janë lekët e tyre të vjedhura në vite dhe ky do të jetë ndëshkimi më i madh për oligarkët. Ky është krim makabër që do ndëshkim. Nëse opozita pranon këtë krim, këtë blerje, këtë manipulim të rëndë elektoral ta gëzojnë Erdoganin dhe Putinin dhe të harrojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë”- tha Lefeter Maliqi.
Ai shtoi se pavarësisht blerjes masive të votave nga PS, LSI mbijetoi dhe është më e fortë se kurrë.