Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij të mbajtur në foltoren e kuvendit, ka folur në lidhje me pretendimet e opozitës për rezultatin e zgjedhjeve dhe nismën e ndërmarrë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Balla tha se rezultati i zgjedhjeve nuk kishte pse të kontestohej duke qenë se mbrëmjen e 25 Prillit menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Lulzim Basha doli dhe shpalli fitoren, ndërsa tani pas përfundimit të procesit të numërimit kanë pretendime në lidhje me rezultatin.
Ai tha se të gjitha dispozitat aktuale ishin miratuar në marrëveshjen e 25 Prillit, ku sipas tij është plotësuar çdo kapriço e opozitës.
“Ne duhet të jemi të ndershëm para syve, veshëve dhe zemrave të shqiptarëve se nuk tregon sinqeritet që natën e 25 prillit të dalësh para shqiptarëve e të shpallësh fitoren .
Secili prej nesh shpalli fitoren dhe pasi procesi i numërimit mbaroi, u kthyen në avazin e vjetër duke mos pranuar humbjen. Unë besoj se ajo që mund të bëjmë ne për shqiptarët është të lexojmë sic duhet votën e tyre më 25 Prill.
Besoj se kemi rënë dakord që këto të jenë zgjedhjet e fundit që administrohen nga komisionerë politikë. Gjithmonë e kam përmendur që nuk mund të vazhdojmë më me metodën staliniste. Por mos të harrojmë se kjo vjen si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, ku ne u kemi plotësuar cdo tekë dhe kapriço partive opozitare. Edhe pse LSI shkoi për skrap.
Por të dalësh para shqiptarëve, madje as me burrëri por me anë të deklaratave që u jep gazetarëve duke thënë që nuk njoh zgjedhjet, kjo dëmton rëndë Shqipërinë”- tha Balla në fjalën e tij.
Kryetari i grupit parlamentar të PS gjithashtu nuk kuresu kritikat për presidentin për të cilin tha se kishte shkelur rëndë kompetencat e tij dhe se nuk ka qenë një president mbi palët. Ai shtoi se nisma për të shkarkuar Metën nuk ishte nismë kundr opozitës por thjesht një nismë për të pasur një president mbi palët politike.
“Një person që e ka përdhunuar institucionin e presidentit në mënyrën më të paskrupullt. Kushdo që mendon se nisma për të shkarkuar presidentin është një nismë për të hequr pushtetin e opozitës e ka shumë gabim. Ne duam një president që të qëndrojë mbi palët, një president që shërben në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”- tha Balla.