AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kemi këtë konferencën të hënën”, Rama me të prekurit nga tërmeti: Të shohim çfarë marrim, kemi ndjesi të mirë

Ditën e hënë me datë 17 shkurt do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel e paralajmeruar pak kohë më parë me qëllim për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Teksa ishte në një vizitë tek një familje pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për rezultatin e përkthyer në shifra.

Kryeministri ishte në banesën e re të familjes Cuka nga Thumana që në 26 nëntor humbi dy prej anëtarëve të saj.

Me përpjekjen për të shëruar plagët e dhimbjes, ne i lehtësuam kësaj familjeje barrën financiare të jetesës dhe sistemimin në shtëpi të re në kryeqytet shkruan Rama në facebook.

“Kemi këtë konferencën të hënën, të shohim se cfarë do të marrim, nuk është se presim të mbyllen të gjitha, por kemi punuar me kontakte me udhëtime, me takime edhe kemi një ndjesi të mirë, që nuk do të jetë dicka thjesht simbolike apo shumë nën nën pritshmëritë.

Pritshëmria ime është që të kemi një mbështetje që të na japë mundësinë që bashkë me fondet që kemi vendosur vetë dhe nga dy ide të tjera që do i vendosim në lëvizje pas pak ta plotësojmë nevojën edhe ta shfrytëzojmë këtë moment, këtë plagë për ta bërë shumë më mirë dhe të fortë organizimin më pas. Ata që ikën nuk i kthejmë dot, por ata që u goditën t’u japim mundësi të hyjnë në një jetë të re dhe të gjithë do të kenë banesa më të mirë se ata që kishin. Kjo është sfida” deklaroi Rama.


(R.G/Faxweb.al)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *