Në emisionin “Me Xhaxhiun” ka qenë i ftuar i ditës Ervin Bushati, një ish-deputet, i cili do të flasë në lidhje me partinë që i ka shërbyer dhe mandatin e tretë të Partisë Socialiste.
Bushati është shprehur se Partia Socialiste ka arritu të ketë njerëzit e vet pasi opozita nuk është në formën e duhur duke përmendur faktin se Berisha nuk është në formën e duhur për të fituar madje po e përdor këtë jo për të fituar por për të shmangur problemet me SHBA.
“Natyrshëm që në mandatin e tretë çdo përgjegjësi e qoftë e pushtetit vendor dhe atij lokal do të merrnin peshën dhe do të gravitonin drejt mënyrës se si po pilotohet Shqipëria, e gjitha e lidhur me mazhorancën dhe kryeministrin.
Kemi një dorë të fortë të kryeministrit, që ka bërë një kabinet akomodues pak të relaksuar se zakonisht i merr kryeministri të gjitha goditjet. Megjithëse ka mbështetjen e qytetarëve nuk është anti-plumb, pra nuk duhet t’i dalë ti vërë gjoksin gjithçkaje se duhet të jenë dhe ministrat që ta mbrojnë.
Mandati i tretë ka një peshë, madje dhe nëse bije apo jo shi njerëzit e lidhin me qeverinë. Kemi një opozitë që ka rilindur në mënyrë paradoksale me zotin Berisha. Sot kemi një njeri opozitar por nuk është alternativë pasi nuk mendohet që në 2025, zoti ja shtoftë jetën, njëherë e nisi si profesor i ddemokracisë, pastaj si president i 97-tës, pastaj si kryeministër në 2005 i bije rilindja e katërt, pra mundon kjo alternativë. Ai do të lajë emrin me SHBA, nuk do të fitojë zgjedhjet. Kjo është opozitë si Netflix, e ndez kur do dhe e fik kur të duash, është shumë e parashikueshme”, është shprehur Bushati.