Ish-ministri i Jashtëm njëherëshm deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka dhënë disa mesazhe të qarta gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare kur tha se aktualiteti politik ku ndodhet vendi është pasojë e një eksperimenti 30 vjeçar për ndërtimin e një shteti ligjor.
Bushati tha gjithashtu se eksperimenti fillon që tek vendimi i presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve si dhe tek bojkotimi i KQZ-së.
“Eksperiment është edhe bojkotimi I KQZ dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të monitoruuar nga ndërkombëtarët. Eksperiment është edhe vendimi I presidentit në paligjshmëri me Kushtetutën e vendit, tamam një ko0këfortësi e tranzicionit shqiptar 30 vjeçar. Ndoshta është taksirat për ne shqiptarët të përballojmë gjithë këto eksperimente në ndërtimin e shtetit ligjor dhe institucional”, tha Bushati.
Deputeti socialist pasi bëri një krahasim të përgjithshëm të opozitës së sotme dhe kohës kur mazhoranca e sotme ishte në opozitë, theksoi edhe rëndësinë që i është kushtuar nga palët datës 30 Qershor, në vend që siopas tij, një vëmendje e tillë ti kushtohej datës së hapjes së negociatave dhe bindjes së vende3ve skeptike.
“Kam qenë deputet i PS-së në Tiranë kur 4 protestues u vranë, gjithashtu në 2011 na u vjedhën zgjedhjet, por Edi Rama u tërhoq dhe ne i fituam zgjedhjet në 3013. Të gjithë e dimë që sistemet politike dhe institucionale përmirësohen përmes kulturës institucionale, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit dhe jo përmes bojkotimit. Ne filluam dhe diskutuam për zgjedhjet e datës 30 Qershor në vend që të diskutojmë për datën e fillimit të negociatave dhe bindjen e shteteve skeptike. Të uleshim e diskutonim me njëri-tjetrin se si mund ti bindim shtetet skeptike në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë.
Ne kemi e braktisur prespektivën kombëtare. Duhet të shkojmë drejt 30 Qershorit për t’ju dhënë mundësinë shqiptarëve që duan të zgjedhin për ta thënë fjalën e tyre”, perfundoi Bushati.
(F.GJ/FAXWEB.AL)