Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘Kemi besim te SPAK, të shkojnë në burg urdhëruesit’, flasin familjarët e Hekuran Dedës

Vëllai dhe i afërmi i Hekuran Dedës kanë ende besim se drejtësia për të ndjerin do të vihet. Vëllai i Dedës tha se ata kanë besim te SPAK në mënyrë që vrasësit dhe urdhëruesit të shkojnë atje ku e kanë vendin, duke nënkuptuar burgun.

”Shpresojmë te drejtësia, normalisht kjo çështje duhet të shkojë në SPAK, shpresojmë te SPAK që ta rihapë atë hall, që vrasësit të shkojnë atje ku e meritojnë të shkojnë. Akuza është ai që  ka urdhëruar dhe ai që e ka vrarë. Gjykata në Strasburg ka punën e vetë. Ja kemi lënë drejtësisë çdo gjë”, u shpreh i vëllai i Dedës.

Ndërkohë që një tjetër i afërm i tij tha se Rama ka bërë gjithçka për zbardhjen e ngjarjes.

“Realisht drejtësia duhej të ishte bërë, gjykojmë se ngjarja do të zbardhet nga strukturat e reja të drejtësisë. Ajo është një vrasje qeveritare e disa njerëzve që sot kërkojnë të vijnë në pushtet. Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm”, tha i afërmi i Hekuran Dedës.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *