Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Elbasan ditën e sotme ku është takuar me të rinjtë atje dhe me të cilët zhvilloi një piknik.
Siç tha vetë kreu i opozitës, dita e sotme nuk është për politikë, por për piknik, prandaj dhe vetë atë e pret skuqja e salsiçeve.
Në një moment dikush bërtiti “Balla ik”, që solli reagimin e kreut të PD-së: Sot nuk kemi në menu kërpudha helmuese.
“Kemi ardhur për piknik dhe jo për politikë dhe besoj se më presin gjëra të veçanta siç është skuqja e salçiçes në zgarë, atë natë skam qenë duke skuq salçiçe por mëlçi pule. Unë nuk po zgjatem por me votën tuaj dhe me garancinë tuaj unë ju jap fjalën se do të ndryshojmë. Ju do të punësoheni në një ekonomi që nuk do i takojë një apo dy oligarkëve por të gjithë shqiptarëve. Ky është zotimi im dhe i ekipi tim para jush, por deri më 25 prill kam nevojë për ju dhe për ndihmën tuaj. Ndryshimi po vjen dhe askush nuk e meriton dhe askush nuk do e shijojë më shumë ndryshimin që po vjen sesa ju. Faleminderit për pritjen. A i hoqëm vizat për të gjithë shqiptarët? A e futëm në NATO? Bashkë do ta fusim dhe në BE”, ka thënë Basha.
(E.H/Faxweb.al)