Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kemi ardhur me ftesë të Shqipërisë, por jemi të paanshëm” Misioni i vëzhgimit të OSBE-së i prerë: Nuk na intereson kush fiton

Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR ka mbajtur një konferencë virtuale me mediat ditën e sotme. Në fjalën e saj përfaqësuesja e misionit, Urszula Gacek ka hedhur diritë mbi punën e vëzhguesve në monitorimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Gacek theksoi se misioni ka ardhur me ftesë të autoriteteve shqiptare por janë të paanshëm në mënyrë strike dhe nuk i intereson kush fiton në zgjedhje.

Do të trajtojmë çështjen e zgjedhjeve, sikur e dini do të jenë më 25 prill. Do të jemi një skuadër ekspertësh ndërkombëtare që do të merremi me të gjitha problematikat e zgjedhjeve.
Së bashku me ekspertët e skuadrës, shpresojmë të dalim edhe nga Tirana. Do të shohim çndodh në gjithë Shqipërinë, pasi dhe kushtet e pandemisë nuk na lejojnë të veprojmë siç duam.
Ky është prezantimi ynë, dhe pse jemi vendosur këtu.

Jemi me ftesë të autoriteteve shqiptare. Jemi të ftuar nga Shqipëria. Të gjitha, OSBE është e përkushtuar për këto zgjedhje dhe shpreson për zgjedhje të lira e transparente.

OSBE duhet të lejtohet t’i vëzhgojë këto zgjedhje, edhe Shqipëria është pjesë e OSBE. Çfarë do të bëjmë ne?
Jemi këtu për të vlerësuar si do të shkojnë zgjedhjet. Do të shohim sa do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ka pasur Reforma, do tëk emi shumë gjëra për të parë. Edhe për votuesit do të ketë sfida të reja. Do të shohin shumë aspekte. Do të shohim sa do të jetë në gjendje Shqipëria t’i mbajë. Të gjitha standardet që do të aplikohen në Shqipëri, do të shihen dhe me vendet e tjera. Si një skuadër ndërkombëtare, jemi të paanshëm në mënyrë strikte.

Kemi përfaqësues nga Polonia, Britania, Italia, Estonia, Bosnja, Armenia, Taxhikistani. Jemi këtu shumë kohë para zgjedhjeve, kemi vëzhguar situatën. Patjetër që vëzhgimi i zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë. Do të shohim, se si zhvillohet fushata por edhe shumë elementë të tjerë.

Do të kemi vëzhgues nga media. Ditën e zgjedhjeve, jemi këtu si vëzhgues, nuk jemi për ët ndërhyrë në zgjedhje. Thjesht jemi si vëzhgues. Nuk jemi të interesuar për rezultatin politik. Jemi të interesuar si do të shkojë procesi, a do të jetë transparent, standardet ndërkombëtare, në krahasim dhe me vendet e tjera. Që ta bëjmë punën siç duhet. Do të flasim me shumë nejrëz këtu.

Do të qëndrojmë në vendin 17 maj, në mënyrë që të mbikqyrim gjithçka në lidhje me këto zgjedhje. Ka disa procedura. Do të ketë dhe një raport përfundimtar, ku përveç konkluziconeve do të ketë dhe rekomandimet tona.
Kjo ishte një përmbledhje pse ndodhemi këtu, çfarë do të bëjmë“,  tha Urszula Gacek.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.