Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaEkonomiFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Këmbanë alarmi” nga FMN: Pikëpamja e errët vlen si për ekonomitë e përparuara ashtu dhe per ato në zhvillim

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka reaguar në lidhje me situatën pandemike që po kalon bota në aspektin ekonomik. Në panoramën e saj të krijuar deri tani gjendja nuk është aspak mirë teksa analizon ekonomitë më të fuqishme të botës të cila t do të tkurre.

Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë pasojat më të këqija ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Pikëpamja e errët vlen si për ekonomitë e përparuara ashtu dhe per ato në zhvillim. Kjo krizë nuk njeh kufij. Të gjithë do ndiejne dhembje “, tha të enjten Drejtorja Menaxhuese e  FMN, Kristalina Georgieva, duke paralajmëruar se viti 2020 do të jetë “jashtëzakonisht i vështirë”.

Georgieva deklaroi se FMN vlerëson se rimekembja e pjesshme e ekonomise mund te ndodhe ne 2021 nese pandemia nis te zbehet ne fund te vitit dhe qe do lejoje ndalimin gradual te kufizimeve deri ne hapje te plote te ekonomise.Ajo shtoi se ka nje pasiguri te jashtezakonshme per perspektiven dhe se gjerat mund te perkeqesohen ne varesi te shume faktoreve qe lidhen me kohezgjatjen e pandemise. Gjermania, tradicionalisht motori i rritjes së Evropës, përballet me një recesion të rëndë dhe ka gjasa qe ekonomia e saj te tkurret me gati  10 përqind në tremujorin e dytë, sipas instituteve më të larta të kërkimit ekonomik të vendit.

“Kjo është rënia më e madhe në Gjermani që nga 1970, dhe dy herë më i madhe se gjatë krizës financiare në tremujorin e parë të 2009“, tha Timo Ëollmershäuser, ekonomist i lartë në Institutin IFO në Mynih. Në Francë, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, banka qendrore tha se vendi kishte hyrë në recesion me një rënie të vlerësuar prej 6 përqind të PBB-së në tremujorin e parë të këtij viti – rënia më e madhe kjo që nga Lufta e Dytë Botërore.

Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se 1.25 miliardë njerëz jane në rrezik per uljen drastike të pagave dhe pushimeve nga puna për shkak të pandemisë dhe bllokimeve të lidhura me te. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara dhe Oxfam paralajmëruan  se gjysmë miliardë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri.Këto parashikime të zymta po bëjnë presion shtesë mbi qeveritë që përpiqen të vlerësojnë kur duhet të fillojnë të heqin masat e tyre të izolimit dhe sa para duhet të hedhin në ekonomitë e tyre për të qetësuar shokun ekonomik. Komisioni Evropian ka inkurajuar vendet e BE-së të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur popullsinë dhe ekonomitë e tyre përballë pandemisë.

Pandemia e koronavirus po shkakton gjithashtu një rënie masive të vëllimeve të tregtisë globale, renie qe kete vit mund te varioje nga 13-32% sipas Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo do të ishte një tkurrje shumë më e shpejtë sesa rënia prej 12 përqind në 2009.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close