Gazetari Enkel Demi duke përdorur një krahasim ‘therës’ mes Luigi Sorecës dhe ish-teoricienit marksist João Amazonas, ka dashur të ironizojë qëndrimet e diplomatit të BE-së në mbështetje të plotë të axhendës së kryeministrit Rama. Demi e krahason Sorecën si një marksist ‘pjesëmarrës aktiv’ në Kongreset e Partisë së shokut Edver.
“Luigi Soreca si João Amazonas në Kongreset e Partisë të shokut Veri. – Edver –“- shkruan Enkel Demi në facebook.
Kujtojmë se ditën e sotme diplomati i BE-së, i bëri thirrje palëve politike për konsensus, në mënyrë që të avancohet procesi i integrimit të vendit. Reagimi i Sorecës erdhi pikërisht në momentin kur Holanda u shpreh qartazi hapur që reformat e ndërmarra nuk janë të pamjaftueshme për hapjen e negociatave.
Ndërkohë që diplomati prej disa javësh zgjodhi të heshte lidhur me kërkesën e zyrtarëve të BE-së ndaj Edi Ramës, ku i sugjerohej që të mos votonte në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor. (F.M/Faxweb.al)