Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

KED njofton mbledhjen e radhës, pritet të vendoset nëse Regelta Panajoti do të lejohet ose jo të kandidojë për në Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në një njoftin për media, ka bërë të ditur datën e mbajtjes së mbledhjes së ardhshme si dhe objektin e shqyrtimit të mbledhjes që pritet të mbahet. Në njoftim thuhet se mbledhja e caktuar në datën 17.08.2020 do të ketë si rend verifikimin e kandidatit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. KED do të vendosi përgjatë mbledhjes në qoftë se kandidatja Regleta Panajoti do të lejohet ose jo të kandidojë.

NJOFTIM PËR MEDIAN: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) njofton se ditën e hënë, datë 17.08.2020, ora 11.00, thërret mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbaleve të përmbledhur të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatinpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: Regleta Panajoti.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *