Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kë Vitore Tushe të besojmë?!”, Fatmir Xhafaj reagon për herë të parë për Kushtetuesen: Presidenti, në këtë rast, nuk ka të drejtë!

Ish-ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj, dhe njëherësh një prej hartuesve të Reformës në Drejtësi, ka reguar lidhur me përplasjen e fundit mes presidencës dhe mazhorancës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Xhafaj pyet se ”nuk dimë se kë Vitore Tusha të besojmë, atë që ka votuar Arta Vorpsin në KED, apo atë që nxjerr emrin e Xhaferllarit në faqen web të Gjykatës Kushtetuese”.

Ish-ministri socialist ka sulmuar në mënyrë direkte dhe Marsida Xhaferllarin, që sipas tij nuk plotëson kriteret për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila si kryeinspektore e KLD-së e degradoi sistemin.

Xhafaj shprehet se presidenti në këtë rast nuk ka të drejtë, pasi ka qenë Komisioni i Venecias ai që ka parashikuar afatet kohore për propozimet në Gjykatën Kushtetuese, të cilat duhet pranuar.

Postimi i plotë i Xhafajt:

Në web e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?

Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin.

Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur.

Kushtetuta që Presidenti e ka votuar, por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase e te partnerëve. Opinioni i KV ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve & mekanizmave zhbllokues. Partnerët bashkëhartues të kushtetutës e ligjit të GjK duhet të reagojnë qartë.

Zbatimi i Reformës në drejtësi kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija.

Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *