Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

‘’Ke thyer etikën në Kuvend’’, si është tranformuar shqiponja e flamurit në bluzat me ngjyra të kryeministrit

Kemi parë flamuj kuqezi të prodhur në Kinë e që tregtohen masivisht, që transformojnë simbolet tona Kombëtare.

Kemi parë herë-herë që këto flamuj përdoren dhe në institucionet shtetërore, si shkolla apo takime zyrtarësh. Por ama ka dhe më shumë.

Partia Socialiste ka vendosur që t’i ndryshojë dhe ngjyrën tashmë shqiponjës duke e paraqitur herë mavi dhe herë të tjera në ngjyrë të portokallijtë. Fushën e flamurit e bën sipas dëshirës, madje dhe blu nuk e ka kursyer.

Vetë kryeministri Rama e ka mbajtur të veshur disa herë këtë lloj bluze, madje dhe duke u paraqitur në Kuvend.

Ka qenë deputeti demokrat Astrit Patozi ai që e ka vënë re këtë detaj duke i kujtuar kryeministrit se ka shkelur kodin e etikës.

Në një pikë të Kushtetutës thuhet qartë se cilat janë simbolet kombëtare të vendit tonë, e një gjë është e sigurt shqiponja është e zezë dhe fusha e flamurit e kuqe.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.