Deputeti demokrat Flamur Noka, ka reaguar pas lajmit të Faxweb.al se ministrja Etilda Gjoni ka vizituar paraditen e sotme burgun e Peqinit dhe ka shkuar në qelinë e të dënuarit Aldo Bare.
Në një postim në Facebook, Noka shkruan se pas kësaj vizite qëndron nën hije një pikëpyetje: A po shantazhon dikë Kryeministri Rama?
Reagimi i plotë:
“Ministrja e drejtesise sot zhvilloi nje vizite ne burgun e sigurise se larte ne Peqin .Dhe çuditerisht i shkon ne qeli Aldo Bares. Te jete valle rastesi apo e planifikuar ???Cfare mesazhi po perpiqet te percjell ministrja me kete vizite ??? A po shantazhon dike Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur nderkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per femijet …A e pate se si ministrja lumturohej kur kreret e bandes Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ??”
(F.G/Faxweb.al)