Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“KÇK nuk e shpika, e kam dëgjuar nga vetë ata..”, Rama përmend dhe atentatin ndaj prokurorit Ndoji: Fati e solli

Në prag të shpalljes së planit të tij anti KÇK, që supzohet të presë lidhjet e krimit të organizuar me organet e drejtësisë, Rama u shpreh se janë shumë gjykatës dhe prokurorë, pjesë e bandës “KÇK”.

Nuk është term i shpikur, e kam dëgjuar nga ata vetë. KÇK-ja është një kancer, që e ka pëshpejtuar punën për shkak se e di shumë mirë që nuk do ta kalojë Vetingun. Më parë ecnin ngadalë, se nuk e dinin për Vetingun, tani duan që të kapin ça tiu dalë përpara“.

Rama e ka ilustruar ekzistencën e kësaj bande kriminale brenda sistemit të drejtësisë me rastin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji i cili para pak javësh ishte shënjestër i një atentati në lëvizje me makinën e tij. Në këtë atentat mbeti i plagosur dhe Landi Muharremi ose i njohur si ‘Rrumi’, person me precedentë kriminal dhe vdiq shoferi i tij Andi Maloku.

Vetëm pak kohë më parë vetë Rama dhe zv.kryeministri Braçe sulmuan Ndojin si KÇK pas arrestimit të kreut të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pulaj.

Rasti i Durrësit për fat të mirë, e solli rastësia u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe dokumentet e vjedhur të prokurorisë, ato dokumente që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, të presim Vetingun, për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe kriminelët kanë shpattullat e ngrohta. Kanë një paturpësi dhe mungesë ekstreme kujdesi për të fshehur gjurmët, çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës për shkak se gjykata dhe prokuroria nuk bën dot asgjë“, tha Rama.

Ndërkohë Rama e ka cilësuar si të nevojshëm këtë plan duke iu drejtuar bashkëqeverisësve të cilët sipas tij e kanë figurën e pastër pasi janë subjekt i dekriminalizimit:

Jemi në një moment që për të ardhur këtu keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtare ju është treguar të tregoni të vërtetën që nga kur keni dalë nga barku i nënës.
Ligji i pastërtisë së figurës është një ligj unikal që nuk e ka asnjë vend i botës.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close