Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Kavalishenca’ bosh, emigrantëve iu del ‘zot’ diaspora. Shqipëria nuk ka para për 27 shtetasit e saj të mbetur rrugëve

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 27 emigrantët që ndodheshin prej orësh në Doganën e Kapshticës janë duke ju nënshtruar procedurave përpra se të mbërrijnë në një hotel në qytetin e Korçës ku do të karantinohen për 14 ditë.

Atyre po ju bëhet një kontroll mjekësor si dhe mbi dokumentacionin ndërsa Policia do të bëjë transportimin e tyre drejt hotelit.

Një gjë e tillë është bërë pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos me 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare.

Një vendim i tillë është marrë po ashtu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se ata do të lejoheshin të futen në territorin tonë, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Ndërkohë, ajo çfarë dimë të gjithë është plani i masave që të paktën na ka prezantuar publikisht qeveria dhe që përfshihen edhe qendrat e karantinimit për personat e dyshuar me koronavirus, siç është Kavalishenca në Durrës.

Por qeveria e Ramës i ka rënë lapsit duke ia lënë dikujt tjetri përsipër barrën e kostos që ka trajtimi i shtetasve të saj që prej ditësh enden doganave pasi atdheu iu ka mbyllur portat.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *