Fshati Grapsh (Bashkia Dropull) ditën e sotme është zgjuar me parulla në dyer ku në njërën prej tyre shkruhet ‘Kacifa Greqi’.
Pas telefonatave në postën e policisë se zonës nga banorët e fshatit, efektivët kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e atyre që i kanë shkruajtur dhe deri më tani nuk janë identifikuar.
35 vjeçari grek ka ndërruar jetë pasi u qëllua nga forcat e RENEA-s. Katsifa u fsheh pas një depo uji në fshatin Bularet të Gjirokastrës dhe nuk ka pranuar të dorëzohet apo të hedhë tutje armën dhe për pasojë ai është qëlluar. Kujtojmë se 35 vjeçari hapi zjarr mëngjesin e 28 tetorit 2018 ku u thye xhami i makinës së policisë.
Kostantinos Katsifas, ishte kthyer nga Greqia një javë para se të vritej, ngjarje e cila ka hapur mjaft polemika e tensione
(F.GJ/FAXWEB.AL)