22:22 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U zhvesh para revizorëve, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale mund të dënohet me 400 euro

16:14 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
U zhvesh para revizorëve, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale mund të dënohet me 400 euro

Ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva është ëvnë në shënjestër të mediave vebndase për shkak të paraqitjes saj jo etike gjatë prezantimit të raportit PPS-së në Entin për Revizion

Katica Janeva, ish-prokurorja speciale dhe e akuzuar në rastin Reket ka shkaktuar incident në Entin shtetëror për revizion kur ka filluar të zhveshët në të brendshme, përderisa revizorët kanë prezantuar raportet nga revizioni për punën financiare të PPS-së. Është përgatitur edhe shkresë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por Janeva ka refuzuar të nënshkruajë.

Nga Enti për Revizion për TV21 pohojnë se Janeva është thirrur që të i prezantohet raporti revizor për PPS. Atje ka qenë i pranishëm edhe prokuror nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Për shkak të incidentit, është ndaluar prezantimi.

Ndërkohë, gjoba për Katica Janevën parashikohet të jetë nga 100 deri në 400 euro, pasi ajo u zhvesh në të brendshmet në Entin Shtetëror të Revizionit të mërkurën e kaluar. Policia ka përpiluar procesverbal për kundërvajtje, ndërsa ish-shefja e PSP-së po ndiqet penalisht në bazë të Ligjit kundër shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike.

Neni 4:/“Ai i cili me grindje, të shara, bërtitje ose sjellje të pahijshme dhe të paturpshme, e shkel rendin dhe qetësinë publike do të gjobitet në shumën prej 100 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit”

Më 3 qershor, Janeva nga arresti shtëpiak u soll në Entin Shtetëror të Revizionit për të inspektuar raportin e revizorëve të cilët e analizuan mënyrën e shpërndarjes së shpërblimeve të larta në ish PSP-në. Përveç punonjësve të ESHR-së, në mbledhje mori pjesë edhe një prokuror i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Sipas avokatëve të Janevës, ajo është shqetësuar. Ka kërkuar avokatë ose përfaqësues nga Avokati i Popullit.

Nuk i është lejuar, kështu që në shenjë revolte është zhveshur. Sipas informacioneve të Alsat, revizorët kanë gjetur mospërputhje në mënyrën se si Janeva i ka shpërndarë shpërblimet mijëra euroshe si për prokurorët special ashtu edhe për punonjësit e tjerë në PSP. Shtesat për konfidencialitetit për katër vite ishin me mijëra euro. Më shumë para sipas kësaj ka marrë Katica Janeva edhe atë 157 mijë euro. Prokurorët e tjerë si shpërblime kanë marrë nga 70,000 deri në 100,000 euro. Revizorët zbuluan se Janeva mënyrën e përllogaritjes së shtesave e ka klasifikuar si sekret. Padi kundërvajtëse për shpërblimet në PSP paralajmëroi edhe Komisioni Kundër Korrupsionit, pasi prokurorët nuk i kanë raportuar shtesat në pyetësorët që ata i kanë dorëzuar në këtë Komision.

Pas

Qindra njerëz mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it, demokratët 9 minuta në gjunjë

Para

“Plotësoni kërkesat që të rifillojë shërbimi”/ Shoqata e transportit sërish nesër protestë

Para
Merret vendimi, ja kur rinis punën transporti publik

"Plotësoni kërkesat që të rifillojë shërbimi"/ Shoqata e transportit sërish nesër protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Arrestohet një i mitur shqiptar në Greqi, akuzohet për trafik droge

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

Peshkaqeni sulmon 16-vjeçaren duke notuar, ngjarja e pazakontë përsëritet pas 100 vitesh

Çfarë duhet të keni kujdes për zemrën kur është ftohtë

Shenjat më me fat dhe më të pafat të muajit shkurt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.