AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kate Middleton sërish shtatzënë? Fotot e fundit flasin më shumë fjalët

Sic thoshte Agatha Christie, tre të dhëna bëjnë një provë. Njohës të familjes mbretërore britanike, kanë individualizuar tre sinjale që mund të tregojnë se Kate Middleton është shtatzënë dhe që njoftimi zyrtar është i pritshëm.

E dhëna e parë u shfaq ditën kur dukët e Kembrixhit shoqëruan dy fëmijët më të mëdhenj në shkollë. Dukesha kishte një model të ri flokësh dhe sa herë që kjo ka ndodhur në të shkuarën, ka pasuar lajmërimi për një fëmijë të pritshëm.

E dhëna e dytë për një shtatëzani të re, të mundshme, duhet kërkuar në agjendën e takimeve të ardhshme të dukeshës, që është mbyllur. Do të marrë kohë të lirë- kanë thënë burime nga pallati mbretëror por ka nga ata që kujtojnë se shtatzanitë e mëparshme të Kate kanë qenë të komplikuara.

Dukesha gjithnjë ka vuajtur nga të vjellat e mëngjesit dhe kjo kohë e lirë që ajo ka marrë mund ti dedikohet një shtatëzanie të re. Ndërsa e dhëna e fundit vjen nga princesha Charlotte: Sipas mediave britanike, princesha 4 vjeçare, vazhdon tu tregojë të gjithëve në shkollën e saj se mami do ti bëjë një motër.

Image result for Kate Middleton pregnant ?

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *