Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Katastrofa ne Genova/ Kompania që ndërtoi urën e përfshirë në një aferë korruptive. Projekti që i ka besuar qeveria shqiptare

Kompania Condotte ‘SPA’ që ndërtoi urën Morandi në Genova, e cila u shemb ditën e sotme, duke shkaktuar të paktën 35 viktima, dhe dhjetra të plagosur, 6 muaj më parë u përfshi në një skandal korruptiv në Itali.

Mediat italiane raportonin në atë kohë se më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela.

6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet, ndërsa u zbulua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive, ndërsa fituesi ishte përcaktuar më herët.

Partitë opozitare në Itali kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë në Genova të dalin para drejtësisë, ndërkohë që kujtojmë se ‘Condotte SPA’ është një kompani që ka kryer dhjetra vepra të mëdha në Itali.

Madje aktivitetin ajo e ka shtrirë edhe në Shqipëri përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘INSO’. Më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë ‘INSO’ Frabricio Puçareli. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane ‘INSO’.

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.