FlashSportTe FunditTe Gjitha

Katalanasit përmbysin Sevillan, perla e Dembele i dhuron Superkupën e Spanjës Barcelonës (VIDEO)

Barcelona ka mundur mbrëmë Sevillan dhe me rezultatin 2-1 duke fituar kështu superkupën e Spanjës.

Sevilla e nisi më mirë këtë takim dhe bëri që të gjejë golin e parë që në minutën e nëntë, ku Pablo Sarabia e shfrytëzoi një mundësi të mirë dhe shënoi golin e avantazhit.

Katalanasit reaguan menjëherë me disa sulme të shpejta, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 42′.

Lionel Messi goditi shtyllën nga goditja e lirë, kurse topi u kthye në këmbët e Gerard Pique i cili barazoi shifrat në 1-1.

Ndërkohë, mendohej që ndeshja do të shkonte në shtesë, por në skënë doli Ousmans Dembele, i cili shënoi golin e përmbysjes në minutën e 78′. Megjithatë Sevilla nuk u dorëzua dhe fitoi një penallti në minutën e 90’ të, por Ter Stegen shmangu shtesën.

 

(B.H/FaxWeb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.