Një javë pas èkzèkutimit të Kastriot Reçit, Policia e Shtetit e ka patur si të dyshuarin kryesor Preng Gjinin.
Kjo ka bërë që në të gjithë Drejtoritë e Policisë dhe komisariate të dërgohen të dhëna për ndalimin e tij. Por, kjo nuk ka qenë e nevojshme. Preng Gjoni është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës dhe ka paraqitur pamje filmike në një lokal në Tiranë, duke u shprehur se gjatë kohës që Kastriot Reçi është èkzèkutuar, ai ka qenë në këtë lokal.
Ora ka korresponduar dhe është lënë i lirë. Të paktën edhe me analizat e ADN është vërtetuar se ai nuk ka qenë èkzèkutori i Reçit. Tashmë e vetmja pistë është dyshimi se Preng Gjini të jetë porositës për èkzèkutimin e Reçit, por akoma nuk ka prova për implikimin e tij.
Vëmendja është rikthyer dhe njëherë mbi sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Reçi dhe Gjini pasi ditën e djeshme në orët e pasdites, Preng Gjinit iu krye një atentat mafioz në një nga rrugët më të populluara të Tiranës.
Gjini po lëvizte me një mjet mercedes A class ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke e lënë të plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare deri më tani janë shoqëruar rreth 6 persona ndërsa dyshohet se shpërthimi ishte i telekomanduar me pult. Në vendngjarje u plagosën dhe një shtetas italian si dhe një djalë i moshës 14-vjeçare. Policia i është rikthyer dhe një herë dosjeve të vrasjeve të ndodhura mes 2 fiseve ku deri më tani numërohen 5 të vrarë (lexo).