Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“I ka ikur pjesa më e madhe e socialistëve”, ish deputeti Islami zbulon planin e Ramës dhe përplasjet me Metën: Ka frikë, do të vendosë barrierë për të ndalur ata që nuk e durojnë dot

Ish deputeti socialist Kastriot Islami ka komentuar situatën politike në vend dhe përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës, Islami tha se gjithcka po bën Rama është që ta shfaqë si lojë për të tërhequr socialistët e shumtë që i kanë larguar.

Ish deputeti shtoi se kryeministri është i frikësuar se të gjithë do të shkojnë tek LSI, prandaj sulmon Metën duke thënë se po bën luftë për interesa personale.

“Në pamundësi për të përballuar qëndrimet e Presidentit, Rama mundohet ta paraqesë si përplasje mes dy individëve për të thënë që është mes mazhorancës dhe opozitës dhe opozita merret nga Presidenti për tu vënë në rolin kryesor. Është e gjitha një lojë e Ramës për të bindur ata njerëz që janë larguar.

Rama ka një problem të madh elektoral se i ka ikur pjesa më e madhe e socialistëve dhe po mundohet nëpërmjet propagandës që të thojë se po na sulmon Meta. Nëse Rama ka probleme me socialistët, socialistët e kanë më të lehtë të shkojnë tek një parti e majtë sic është LSI. Ai ka shumë frikë se Meta po e luan këtë lojë nga pikëpamja elektorale në mënyrë që socialistët e mërzitur që nuk e durojnë dot më Ramën dhe duan ta godasin mund të shkojnë tek LSI. Me propagandën që thotë, i pyet nëse do shkojnë tek Saliun.

Tani do të vendosë barrierë tjetër duke thënë mos shkoni tek Meta sepse po e bën këtë luftë për interesa personale”, tha Islami.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *