Është përkujtuar gjatë ditës së sotme 2-vjetori i vrásjes së Kostandinos Katsifas, ku familjarët kanë mbajtur një ceremoni private. 35-vjeçari mbeti i vrárë më 28 tetor të vitit të 2018 gjatë një përplásje me ármë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.
Në këtë ceremoni ka pasur dhe përfaqësues të Omonias, ndërkohë që kunati i Katsifas, Vangelis Sakellarakis, pohoi se çështja në fjalë do të shkojë në Gjykatën Europiane, ndërsa shtoi se ai e bëri këtë gjë edhe për të drejtat e shqiptarëve.
Gazetarja e Fax news Ervina Shehaj, raporton se kunati kunati i të riut kërkon që të publikohen videot e momentit, kur ai është vrárë nga forcat e Policisë. Sipas familjarëve, Katsifas nuk ka pasur fare ármë në momentin kur është qëlluar.
Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, Kacifas qëlloi me armë në ájër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre. Pas disa orëve zjarr, policia arriti të qëllonte mbi 35-vjeçarin që rrezikoi jetët efektivëve.
(E.K/Faxweb.al)