Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kasem Hysenbelliu ka mbyllur sytë përgjithmonë”, ngushëllimi i Jozefina Topallit për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News: Ishte i ri, gjithmonë me buzë në gaz e tepër miqësor

Ndarja e parakohshme nga jeta e themeluesit dhe Presidentit të Fax Neës, Kasem Hysenbelli në moshën 59 vjecare si pasojë e koronavirusit ka tronditur mbarë opinionin publik dhe mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar nga emra të njohur të ekranit, të politikës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli ngushëllimet e saj duke e kujtuar si një person me buzë në gaz, shumë miqësor e të komunikueshëm që mbylli sytë sot duke lënë në gjysmë ëndrrat e tij.

Mesazhi i plotë: Po lexoj se Kasem Hysenbelliu ka mbyllur syte pergjithmone. Nje lajm i keq per te gjithe ata qe e kane njohur. Nje pikellim i madh per familjen e njerezit e tij te dashur. Une e kam njohur Kasemin.

Gjithmone me buze ne gaz, shume miqesor e i komunikueshem. Ishte kurajoz ne inisjativat e tij por po aq edhe njerezor. Kasemi ishte i thjeshte, punetor dhe suksesi ne jete nuk e ndryshoi.Mbeti i njejti ne raport me te tjeret.

Shpreh ngushellimet me te thelle familjes se tij. Ishte shume i ri me u nda nga jeta , nga familja dhe nga endrrat e tij. Kasemi ka ditur te beje shume miq sepse nuk lidhej vetem nga interesi. Dinte te ndihmonte njerezit e te bente mire. Prandaj e donin shume dhe e respektonin. Kjo eshte nje kohe e veshtire per familjen e Kasemit . Zoti i forcofte!

Pushofte ne paqe!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.