Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Karlos Tevez bën gjestin prekës në nder të Maradonës, zbret në fushë me fanellën e legjendës të vitit 1981

Karlos Tevez ia ka dedikuar Diego Armando Maradonës golin që i dha fitoren Boka Juniors mbrëmë në ndeshjen ndaj Internacionalit, në Kupën “Libertadores”. Ish-sulmuesi i Juventus shënoi në minutën e 63 dhe më pas, pasi puthi shiritin e kapitenit dedikuar për Maradonën, hoqi fanellën e tij për të treguar një bluze të Boka Juniors të vitit 1981, një fanellë e veshur nga legjenda argjentinase, të cilën Tevez e kishte trashëguar si dhuratë nga Maradona para disa viteve.

Një gjest i bukur nga veterani, teksa Tevez ka qenë një nga futbollistët më të prekur për fatalitetin e Maradonës (ishte shumë i lidhur me legjendën), ndërsa në ndeshjen e kaluar të Boka Juniors nuk mundi të ishte prezent, pikërisht si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *