Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në lidhje me përzgjedhjen e Spitalit të Kavajës për ta shndërruar në karantinë në kuadër të masave për koronavirusin.
Bardhi shprehet se, kjo është e papërgjegjshme duke argumentuar se spitali ndodhet në qendër të banuar që përbën sipas tij, kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Bardhi vijon më tej duke bërë thirrje ndaj qytetarëve të Kavajës që të mos e pranojnë m trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin duke propozuar që ta ndërtojë tek shtëpia e këtij të fundit në Surrel.
Reagimi i plotë:
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshmëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!
(F.GJ/FAXWEB.AL)