Një çift në Itali ka marrë një gjobë të majme pasi janë kapur të dy në makinë. Polica itaiane ka vërejtur çiftin teksa e kishin parkuar makinën në një park.
Ata janë justifikuar ndaj policisë se karantina i kishte penguar të takoheshin.
Çifti tha se shfrytëzuan mbrëmjen për të qëndruar pak me njëri-tjetrin. Mirëpo ky justifikim nuk është marrë për bazë nga policia, e cila i ka gjobitur sipas ligjit.
Policia është shprehur se dëshira për të përqafuar njëri-tjetrin gjatë karantinës së koronavirusit nuk është ndër arsyet e vlefshme për të lënë shtëpinë, sipas dekretit të Këshillit të Ministrave.
I riu kishte tentuar që makinën ta parkonte edhe në një zonë të fshehtë, por rrugët e zbrazëta nuk ta mundësojnë dot një gjë të tillë.
Burimi: Larepubblica