Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Masat ndaj pandemisë/ Karantina dhe problemet energjitike, flet administratori i KESH-it

Në kuadër të masave ndaj koronavirusit siç dihet kanë kaluar në gadishmëri të gjitha instancat shtetërore përfshirë edhe Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Ky sektor si shumë të tjerë është jetik për vendin dhe njerëzit pasi edhe koha që po kalojnë njeërëzit në shtëpi është më e gjatë.

Në zbatim edhe të rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit e KESH janë pajisur me maska mbrojtëse, doreza dhe solucione për higjienën.

Edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pas situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, ka marrë të gjitha masat për të siguruar energjinë elektrike.

Administratori i KESH, Benet Beci, bën më dije se vijon pa ndërprerje prodhimi në 3 hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin, ku është rritur numri i staft në 257 punonjës duke mbuluar 3 turnet gjatë 24 orëve.

Sipas informacioneve, 63 punonjës mbulojnë HEC-in e Fierzëz, 101 punonjës HEC-in Koman, 88 HEC-in e Vau të Dejës si dhe 5 punonjës në dispeçeri të ndarë sipas turneve.

Gjatë 24 orëve të fundit, KESH ka siguruar një prodhim ditor rreth 7.000 MËh/ditë. Të dhënat nga kjo koorporatë, tregojnë se rezerva energjetike është 889 GËh, ose 157 GËh më shumë se mesatarja shumëvjeçare dhe 325 GËh më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës është 284 metra, rreth 11 metra më shumë se një vit më parë.

 

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close