Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Karakteri i Kasemit këtu paguhet shtrenjtë”, ish Presidenti Bamir Topi shpreh ngushëllimet për humbjen e Hysenbelliut: Lajm tronditës! I jepte jehonë zërave të thjeshtë

Ish Presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli si pasojë e koronavirusit. Topi ka zbuluar se si ishte marrëdhënia mes tyre ndërsa thkeson se ka vlerësuar tek Hysenbelliu disa parametra që shumë pak drejtues medias i kanë.

Topi thekson se ishte personi që të priste kur ishe në pushtet dhe nuk ishte, por asnjëherë nuk e përdori median për interesa personale, ndaj thekson se karakteri i Kasem Hysenbelliut në vendin tonë paguhet shtrenjtë.

“Dje mora vesh që gjendja e tij ishte përmirësuar dhe kjo që ndodhi sot erdhi edhe e pritshme në një farë mënyre se është një sëmundje që përfshin mjaft familje dhe shoqërohet me shumë pasiguri. Gjithsesi ishte tronditës lajmi i ikjes nga jeta i mikut tim dhe të të gjithëve. Marrëdhënia jonë ka qenë qytetare, jashtë interesave të vogla të castit për ta përdorur median për interesa personale.

Kasemi nuk ishte i tillë. Nga kjo botë do të ndahemi të gjithë, këto janë rregullat e natyrës por të ikësh dhe shoqërohesh me një dhimbje të tillë kolektive, besoj që i takon vetëm njerëzve që kur i kemi për krah për së gjalli, nuk i vlerësojmë shumë.

Revolucioni nuk fillon tek mënyra se si e menaxhon financiarisht një media. Revolucionet e vërteta e bëjnë njerëzit vizionarë që edhe pse janë në vështirësi ekonomike, i shkojnë me vendosmëri vizionit të tyre. E kam pasur mik Kasemin dhe përtej miqësisë, kam vlerësuar tek ai disa parametra që shumica që sot janë drejtues mediash, nuk i kanë.

Ju jeni dëshmitarë okularë, ndonëse emisioni yt ishte i orëve të vona, priste në dy epoka, zakonisht atyre që janë në pushtet të gjithë i rrinë në gatishmëri. Por ky të priste dhe kur nuk ishe në detyrë. Përtej njerëzor, ishte me shumë karakter dhe e gjithë piramida ndërtohej në dy kolona. Kjo është arsyeja pse dalin njerëz të thjeshtë dhe thonë se i jepte jehonë zërave të thjeshtë që nuk kishin mundësi dhe akses të futeshin në filtrat e televizioneve.

Kasemi iku nga kjo botë duke ndjerë me dhimbje të madhe të gjithë ne. Kasemi ishte vizionar, me karakter, i kompromiseve qytetare, por jo në disfavor të së vërtetës dhe nëse e dërgon gazetarin në terren, nuk ke më filtër. Karakteri i Kasemit këtu paguhet shtrenjtë. Ditë më të mira do të vijnë”, tha Topi në Fax News.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.