Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe FunditTe Gjitha

Kapet “superkriminelja” tek QSUT-ja që shiste veshmbathje (VIDEO)

Të siguruarit e jetesës në Shqipëri duket se është shndërruar në krim tashmë. Nuk kanë rëndësi koncesionet, nuk kanë rëndësi as vjedhjet e biznesve të mëdha, sot nëse je një qytetar i thjeshtë mund të përfundosh lehtësisht në pranga ose nëse fatmirësisht nuk ke këtë fat, thjesht do të përballesh me luftën për mbijetesë, për të siguruar bukën e gojës.

Kështu, nëse shet aty në cep të rrugës, perime, kokoshka, veshmbathje, dije se je një superkriminel. Bëhu gati për konfiskim të mallit.

Nuk është hera e parë dhe as nuk ka për të qenë e fundit, që ata “të fortët”  të vijnë përballë teje, e jo një, por disa, e nëse nxjerr zë, mund e të përballesh me xhindosjen e tyre. Policia Bashkiake ka kapur së fundmi një grua përpara Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, siç shihet në videon e siguruar nga “Nisma Thurrje”.

Ajo shiste veshmbathje në cep të rrugës për të nxjerrë dy lekë, derisa furgoni i policisë i ka prerë të ardhurat. Gruaja shihet e tendosur, pa bërë zë, teksa pret gjykimin për të, ndërsa njëri prej efektivëve shihet teksa i drejtohet qytetarit që filmon, me fjalët “Të të vijë turp”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *