AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha
Kapet sasi rekord droge në Greqi, vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 1 ton kanabis është sekuestruar nga policia në ishullin Skopelou në Greqi, ndërsa trafikuesit e saj dyshohet të jenë shtetas shqiptar.
Mësohet se droga ka qenë e fshehur në një shpellë në ishullin e vogël Piperi, ndërsa policia greke është angazhuar me mjaft forca në zbulimin e trafikantëve të lëndës narkotike.
Në aksionin që është ende në zhvillim janë angazhuar forca nga deti dhe nga ajri, ndërsa nuk dihet ende nëse trafikantët kanë lidhje me kapjen e dy gomoneve në ditët e fundit në Greqi.
Dyshimet janë se në ishull janë fshehur dhe trafikantët e drogës, megjithatë derimë tani nuk është bërë e mundur kapja e asnjërit prej tyre. Ishulli në fjalë ndodhet në Detin Egje përballë Turqisë, ku mendohet të ketë qenë dhe destinacioni final i lëndës narkotike.
Vazhdimisht është folur për një linjë të trafikut nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, ku bëhet shkëmbimi i kanabisit që prodhohet në vendin tonë me drogëra më të fprta, që vijnë nga vendet e lindjes dhe amerikës latine.
(E.K/Faxweb.al)
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
- Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 13,603 Votes)
- PS (28%, 7,087 Votes)
- Nuk do të votoj (9%, 2,215 Votes)
- LSI (5%, 1,224 Votes)
- Të tjera (4%, 1,012 Votes)
Total Voters: 25,141
