Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kapet sasi e madhe kokaine  në një ”Smart” në Tiranë, arrestohen dy persona (Video)

L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në  Selitë, Tiranë, janë arrestuar nga ana e policisë pasi iu është gjetur në makinë një sasi prej 402.7 gr. lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë: 

Tjetër goditje në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat”.

Sekuestrohen 402.7 gr. lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Selita”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në  Selitë, Tiranë.

Për këta shtetas, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjetat” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Prokop Mima”, është ndaluar për kontroll automjeti tip “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T. Gjatë kontrollit  fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close