AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kapet në ujërat shqiptare peshkaqeni i rrallë, bie në  rrjetat e pashkatarëve (Foto+Video)

Kapet një tjetër specie e rrallë në ujërat e Vlorës. Peshkaqeni fokë ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë. Sipas peshkatarëve, Peshkaqeni i kapur është  1.2 metra dhe afro 15 kg.

Peshkaqeni është  kapur nga një anije peshkatarësh që operon në ujëra të thella.

Një peshkaqen i tillë gjendet në thellësi por duket se ngrohja e ujërave e ka nxjerr atë në afërsi të sipërfaqes së ujit ku ka rënë edhe pre e rrjetave të peshkimit. Peshkaqeni Fokë është specie që jeton kryesisht në ujërat oqeanike.

Ndërkohë nuk dihet nëse kapja e tyre është e lejueshme nga autoritetet përkatëse shqiptare aq më tepër duke marrë parasysh edhe llojin e veçantë të tij në ujërat tona.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *