AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kapet me 4 kg kokainë, arrestohet shqiptari dhe 27-vjeçarja greke

Një shtetas shqiptar dhe një tjetër shtatase greke janë arrestuar nga Policia Gjermane pasi janë konstatuar si kontrabandistë të drogërave të forta nga Gjermania për në Zyrih.

Më 11 gusht, punonjësit e Administratës së Doganave Federale (FCA) në komunitetin kufitar Schaffhausen Thayngen inspektojnë një shqiptar 32-vjeçar dhe një grua 27-vjeçare Greke.

Specialistët EZV shikojnë nga afër automjetin dhe gjejnë atë që kërkojnë. Në zonën e parakolpit, sipas një raporti të FCA, ishte instaluar një vend fshehjeje – i mbushur me rreth katër kilogramë kokainë. Të dy personat do t’i dorëzohen policisë Schaffhausen për hetime të mëtejshme.

Ata mësohet se ishin nisur nga Gjermania drejt Zvicrës, ku destinacioni ishte Zyrihu.

Udhëtimi i tyre ka përfunduar në vendkalimin kufitar Thajgen në kantonin e Schaffhausen, pasi oficerët doganorë kanë konstatuar  një vend fshehjeje në makinë ku gjatë kontrollit iu gjet edhe sasia e kokaainës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *