Pas ndarjes nga moderatorja simpatike Jonida Vokshi, me të cilën zbuloi se kishte një lidhje në fund të vitit të kaluar, DJ Sardi duket se është më i lumtur se kurrë në një lidhje të re.
Sardi ka gjetur lumturinë në krahët e një tjetër femre, identiteti i së cilës për momentin mbetet ende sekret, por sa mesa duket lidhja me të është mjaft serioze aq sa DJ-i është përkushtuar së tepërmi asaj.
Sardi më herët, u përfol gjerësisht në media për lidhjen romantike me moderatoren simpatike Jonida Vokshi, të cilën e pranoi publikisht në emisionin “Familja” kur u pyet nga moderatori Turjan Hysko, mirëpo marrëdhënia mes tyre nuk funksionoi.
Sipas mediave, rozë shkak i ndarjes me Jonidën ishte xhelozia, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës.
Dyshja tanimë po vijojnë rrugën të ndarë dhe me sa duket të lumtur, kjo pasi edhe Jonida pak ditë më parë në “Xing me Ermalin” foli për herë të parë për romancën e saj me Besnik Krapin, një aktor/producent shumë të njohur.
Duke publikuar identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën, moderatorja pohoi të shtunën se ka plane të afërta për martesë, kështu që një dasmë është në horizont.
“Unë me të jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit të serialit. Kemi qenë në fillim miq, dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Si dy të dashuruar, do vijë një moment që do konkludohet dashuria. Qe si një lloj dashurie me shikim të parë, ka qenë një lloj shkëndije si ajo e një dashurie me shikim të parë”, tha ajo.