Shkatérrohet grupi i trafikut të drógës në Itali. Guardia di Finanza ka gódituar një laborator për përpunimin e heróinës në territorin e Provincës së Veronës në një banesë në komunën Cerea ku janë arrestuar dy shqiptarë e një shtetas tunizian.
Mediat vendase kanë bërë të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 kg heróinë e pastër, 3 kg substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drógës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e heróinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë maríhuanë e hashásh. Mësohet se të tre të árrestuarit aktualisht ndodhen në búrgon Montorio të Veronës ndërkohë ende nuk është dhënë dénimi nga gjykata.