AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kapen me heroinë në makinë, policia vë në pranga tre adoleshentët nga Berati (FOTO)

Tre adoleshentë kanë rënë në pranga nga policia e Beratit.

Fax News raporton se ngjarja ndodhi ditën e sotme në Berat.

Sipas informacioneve nga policia janë vënë në pranga shtetasit:

  • Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat.
  • A.P, 17 vjeç, banues në Berat.
  • S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Trekëndëshi”, gjatë kontrollit të automjetit me targa AA 282 RU me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit, heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla iu gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *