Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Kaos tek Barcelona, lojtarët rrëzojnë propozimin e klubit

Pas situatë së pandemisë e cila ka kushtëzuar shumë sektorët nga ana finaciare, nuk ka shpëtuar edhe futbolli në të cilën gjenerohen vlera marramendëse nga protagonistë, të drejtat televizive, sponsorizimet, biletat apo pagat e lojtarëve. Një situtatë të vështirë është duke kaluar edhe kubi i njohur spanjoll, Barcelona. Këshilli Administrativ i Barcelonës komunikoi se tavolina e negociatave për të vendosur modalitetet e reduktimit të pagave të lojtarëve profesionistë dhe të të gjithë punonjësve të klubit, ka përfunduar pa u arritur ndonjë akord.

Pas kësaj është forcuar hipoteza se lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë uljen e pagave, edhe pse klubi prej kohësh është në vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa Presidenti i larguar Bartomeu e cilësoi këtë çështje si thelbësore për vazhdimësinë e klubi “blaugrana”.

Tani për të dyja palët, klubin dhe lojtarët nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor. Pas kësaj data, nëse lojtarët nuk do të pranojnë propozimin e klubit, Barcelona mund të vendosë në mënyrë të njëanshme uljen e pagave, shkruan Supersport.

Në rast të një veprimi të tillë, lojtarët nga ana e tyre mund të nisin një çështje ligjore për të zgjidhur kontratat duke u liruar nga detyrimet që kanë ndaj Barcelonës. Një situatë vërtet e rrezikshme, ndërkohë që në komunikatën zyrtare të dhënë nga drejtuesit e Barcelonës shkruhet:

“Në këtë situatë i takon Këshillit të Administrimit të marrë vendimet për të zgjidhur problemin e rëndë financiar të lidhur me pandeminë e Covid-19 që provokon një reduktim të të ardhurave prej mbi 300 milionë eurosh, për sezonin 2020-2021 dhe që na detyron të rishohim shpenzimet për pagat për një shifër prej 191 milionë eurosh”.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.