Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë me tone të ashpra nga selia, ka ngritur një sërë pyetjes për SPAK dhe Edi Ramën, pas publikimit të databases me të dhënat e qytetarëve.
Meta tha se kjo është shkelje e hapur e të drejtave të njerëzve për të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të pavarur, ndërsa kërkoi nisjen e hetimeve të menjëhershme nga ana e qeverisë.
Sipas presidentit në mesin e të dhënave që u janë marrë qytetarëve, janë dhe ato për jetën intime, apo paragjykimet për përkatësinë e tyre raciale.
Presidenti Meta:
Kam një lutje, pasi si president nuk mund të bëj dot spot, por të më ndjekin në Facebook. Kam thënë që këto janë zgjedhjet për 100 vitet e ardhshme, për rivendosjen e demokracisë, dhe për përmbusjen e fuks-shtetit. U kërkoj të gjithëve që të më ndiqni në Facebook, sidomos atyre të opozitës, ti tregojmë vendin këtyre me mua në krye.
U bënë 7 ditë që i kam kërkuar prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste. Pyetjet që ngrinte dje politikania gjermane, janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga organet ligjzbatuese, janë pyetje që duhet ti bëjë SPAK, dhe që duhet të kishte vepruar urgjentisht. Më duhet ti përsëris këto pyetje, përfshirë dhe një reagim nga Avokati i Popullit.
Nga janë marrë të dhënat, mbi çfarë baza ligjore ato janë ruajtur në sërverat e PS-së. Cilat janë personat që kanë uerdhëruar mbledhjen e kësaj liste? Nëse këto të dhëna janë mbledhur derë më derë, ku ekziston materiali me shkrim që kanë dhënë lejen qytetarët? Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato? A janë pyetur të gjithë patronazhistët dhe kujt i janë dorëzuar komentet e tyre? Kush janë personat që u janë dhënë këto komente? Në RSH vota është e lirë dhe e fshehtë, si përputhet kjo e drejtë, kur në listë është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e partisë?
Tani disa pyetje nga ana ime si President i Republikës, që do të jem në krye të detyrës, edhe pasi ky të ikë. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet dhe kur u mbush me të dhënat? A janë këto të dhëna të njëjta me ato të portalit shtetëror e-albania? A kemi harxhuar ne si shtet miliona euro që të dhënat e qytetarëve të ruhen në mënyrë të pacënuar? Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit e RSH-së, muajt e fundit të gjithë qytetarët biznesmenë janë detyruar që të depozitojnë të dhënat e biznesit të tyre në portal, cilat janë kushtet e garancisë për këta persona? Cilat janë garancitë në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave?
Unë personalisht, si presidenti i Republikës, nuk kam dorëzuar askund që të dhënat e mija personale të përdoren nga PS. Kur e keni bërë këtë për kreun e shtetit, çfarë keni bërë me qytetarët e tjerë. Çfarë të drejte ke ti Edi Rama, që të përdorësh të dhënat e qytetarëve, dhe me çfarë guximi keni vendosur epitete për shqetësimet që mund të kenë qytetarët. Me çfarë të drejte ti Edi Rama u ke vendosur shqiptarëve nga një spiun, deri te jeta intime, për ti dhunuar ata te e drejta e votës?
(E.K/Faxweb.al)