E dyta në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Emilia Koliqi e ftuar në emisionin ‘Pushteti’ në ‘FaxNews’ është shprehur e bindur për fitoren e saj në këtë qark.
Koliqi e cila për vite me radhë ka qënë nënkryetare e bashkisë Shkodër, u shpreh se qytetarët shkodranë janë shumë të zhgënjyer nga qeveria 8-vjeçare e Edi Ramës. Gjatë takimeve me qytetarët ata i kanë shprehur asaj hapur pakënaqësitë që kanë nga kjo qeveri dhe vihej re se pakënaqësinë më të madhe e kishte biznesi i vogël i cili ndodhej me të ardhura të pasigurta.
“Megjithëse fushata elektorale nuk ka fillu me datë. Kemi filluar takimet me të gjithë qytetarët në zonat e ndryshme të gjitha bashkive. Në të gjitha takimet që ne shohim që ka një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë dhe të gjithë kërkojnë ndryshimin dhe ky është impakti i parë që marrim në takime.
Politikat fiskale, taksimi, ka qënë një politikë diskriminuese dhe një politikë që ka penguar bërjen e biznesit, pra të bëri biznes sipas raportit të BB ka shfaqur një vështirësi në të bërit biznes. E ndjejmë përditë këtë pasi shohim biznese, sidomos të voglat që janë ulur shumë pasi për shkak të mungesës së konsumatorit ka një rënie drastike të numrit të biznesit të vogël. Biznesi i vogël është kryesisht familjarë me të vetëpunësuar dhe për shkak të uljes së konsumit janë në një gjendje të pasigurt.
Vetë program që paraqitet nga Basha është ndjek vazhdimisht mesa shohim dhe iu duket shumë program i prekshëm, real dhe i bëshëm për të gjithë ne që do të jemi vendimarrës dhe zbatues. Fushata është e qetë deri më tani, një fushatë normale parazgjedhore. Unë mendoj që PD dhe Aleanca për ndryshim do të predominojë në qarkun e Shkodrës me anë të këtij program që do të bëjë diferencën.”, u shpreh Koliqi.
(R.G/Faxweb.al)