Kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malajt i ka ndodhur një incident gjatë takimit elektoral në Bajram Curri.
Ndërsa ai ishte duke folur me mbështetësit e tij, një dron me flamurin e PD-së u shfaq papritur dhe po fluturonte mbi kokën e tij. Ky moment i sikletshëm për aktorin është filmuar nga të pranishmit dhe videoja tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Aktori i njohur, Petrit Malaj kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Partisë Socialiste ku është renditur i dyti në listën e qarkut të Kukësit.
(R.G/Faxweb.al)