AktualitetFlashSocialeTe FunditTe Gjitha

Kanceri i qafës së mitrës mund të eleminohet, OBSH: Vaksinim për parandalim të sigurtë

Kanceri i qafës së mitrës mund të eleminohet, OBSH këshillon të gjitha gratë të marrin vaksinën për të zhdukur të gjitha shanset e prekjes nga ky lloj tumori.

Kanceri i qafës së mitrës është një problem për shëndetin publik dhe mund të zgjidhet me ndërhyrje nga ky sektor. Gratë, kudo që janë, kanë të drejtë të përfitojnë nga të gjitha zhvillimet e fundit të shkencës dhe teknologjisë mjekësore për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Lajmi i mirë është se kanceri i qafës së mitrës mund të eliminohet!

Shkaku kryesor i kancereve të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik nga viruset onkogjenike të papillomës humane, të cilat zakonisht transmetohen përmes kontaktit seksual. Strategjitë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës bazohen në (1) vaksinim, (2) depistim dhe (3) trajtim të lezioneve prekanceroze.

Kjo u theksua nga Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësues i OBSH-së në Shqipëri, në Konsultimin Kombëtar për Planifikimin Familjar dhe Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës, të organizuar nga MSHSP dhe UNFPA, në 6 nëntor 2019.

Strategjia globale drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës si një problem i shëndetit publik kërkon një qasje gjithëpërfshirëse të bazuar në popullatë për t’i vendosur të gjitha vendet në rrugën drejt eleminimit të kancerit të qafës së mitrës brenda shekullit. Mbulon periudhën 2020-2030. Strategjia propozon një qasje që do t’i lejojë vendet të arrijnë në vitin 2030 objektivat globale për ndërhyrjet kryesore që, nga ana tjetër, do të çojnë në eliminimin e kancerit të qafës së mitrës, si një problem i shëndetit publik. Objektivat e propozuar për vitin 2030 janë:

90% e vajzave të vaksinuara plotësisht me vaksinën e virusit papilloma human (“HPV”) deri në moshën 15 vjeç;
70% e grave të depistohen me një test të precizionit të lartë në moshën 35 dhe 45 vjeç; dhe,
90% e grave të identifikuara me sëmundje të qafës së mitrës marrin trajtim dhe kujdesin e duhur.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *